Behgjet Pacollin “e merr malli” për Jakup Krasniqin

0

Behgjet Pacolli duket se është “përmalluar” për Jakup Krasniqin. Lideri i AKR-së e ka publikuar një fotografi me njërin nga drejtuesit e Nismës për Kosovën dhe me këngëtaren Ana Oxa, e cila ka qenë edhe bashkëshortja e Pacollit. “Duke shiquar në albumet e mia hasa në këtë foto. Më Jakup Krasniqin në vitin 1999 gjat qëndrimit të tij si mysafir i imi në Lugano”, ka shkruar Pacolli.

Ndonëse kishin qenë edhe shokë klase, në politikë kohëve të fundit nuk shkonin mirë mes vete.  Krasniqi ishte ai që nuk e pranonte Pacollin për president, ndërsa ky i fundit më vonë i tha që kishte blerë shtëpi me para të popullit. Polemika e tyre kishte degjeneruar edhe në fyerje personale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here