“Behgjet Pacolli e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të Ivica Daçiqit”

0

Anëtari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Jetlir Zyberaj, në emisionin DPT te Fidani në t7, ka treguar një ngjarje në të cilën kishte qenë prezent gjatë një misioni diplomatik me Behgjet Pacollin.

Zyberaj tha se Pacolli ishte penguar nga zyrtarët e Daçiqit gjatë misionit të tij dhe ishte detyruar ta sulmojë fizikisht një zyrtar të Daçiqit.

Kjo ngjarje, sipas Zyberajt, ka ndodhur në një shtet të cilit ai nuk ia tregoi emrin, megjithatë në të ksihte mekanizma të infiltruar nga Daçiqi, shkruan Express.

“Periudha 2017-2019 ka qenë sfiduese për shtetin e Kosovës. Në këtë periudhë kemi qenë të vetmuar në ballafaqim me Serbinë. Pa dashtë me përmend emrin e shtetit që ne kemi qenë. Në atë shtet ka pasur mekanizma të infiltruat nga Daciqi”, ka thënë Zyberaj.

Deri te sulmi fizik sipas Zyberajt erdhi për shkak se zyrtarët e Daçiqit ia bllokuan rrugën Pacollit për të takuar kryeministrin e atij shteti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here