Bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit për terrorizëm

0
I arrestuari për rekrutim në terrorizëm, është Musa Ademi. Kosovari që vrau 52 veta në Irak, në një sulm kamikaz, Blerim Heta kishte njohje me Musa Ademin

Gazeta Express kishte raportuar kohë më parë që i njëjti për motive fetare me orientim wahabiste kishte thyer derën e një xhamie në Ferizaj, pasi që imami nuk e la që të hynte aty për “namaz të natës”.

Kosovari që vrau 52 veta në Irak, në një sulm kamikaz, Blerim Heta kishte njohje me Musa Ademin.Familjarët në një prononcim për Express kishin thënë që besonin që ishte Musa Ademi dhe Shefqet Krasniqi që e nxitën që ti bashkohej ISIS’it i riu Blerim Heta.

Musa Ademi kishte sulmuar kohë më parë në Ferizaj edhe një Imam të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Zëdhënësi i LISBA’s, Noli Zhita nuk e ka mohuar këtë informacion, por tha për Express se kjo parti do të dalë shpejt me një komunikatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here