Bëhen për spital por nuk e dijnë prej kujt

0

Dy qytetarë nga Prishtina kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur. Në rast është përdorur edhe arma. Në vendngjarje sipas Policisë së Kosovës është gjetur një gëzhojë, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet fillestare policore dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here