Begaj, Zemajt: Ku ishit që sa vite që nuk i keni rehabilituar njerëzit tuaj?

0

 

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj e ka pritur me befasi reagimin e deputetit Armend Zemaj, rreth deklarimeve të tij për pozitën e Fetah Rudit të LDK-së.

“Shkrimi dhe deklarimi juaj i sotëm, më befason. Unë përpiqem të jem në mesin e njerëzve më human që ekzistojnë. Për këtë kategori ndjej keqardhje të thellë shpirtërore, dhe me vjen keq që ju Armend Zemaj, nuk më njihni dhe bëni prononcime, pa argumente”, është shprehur ai në një reagim publik. Deoputeti Zemaj i ka quajtur jonjerëzore dhe jomorale deklarimet e kryetarit të Malishevës në portalin “Online” se “Fetah Rudi për shkak të problemeve shëndetësore nuk mund ta ushtrojë funksionin e nënkryetarit të komunës” post në të cilin e ka caktuar LDK-ja pas arritjes së një koalicioni qeverisës me Nismën para 4 muajësh. “Më vjen keq që nuk jeni në dijeni për rrjedhat e bisedave dhe marrëveshjen me LDK-në. Përveç marrëveshjes së shkruar ka edhe gjëra tjera për të cilat kemi rënë dakord, të cilat ju nuk i dini dhe unë qëndroj fuqishëm pas asaj marrëveshje. Mua më vjen keq që ju nuk jeni të njoftuar rreth marrëveshjes”, ka shtuar Begaj.

“Po ju Armend Zemaj, nëse jeni shpirtmirë, ku ishit që sa vite që nuk i keni rehabilituar njerëzit tuaj, por e keni gjetur Malishevën, në një koalicion të vogël, dhe të merreni me këto gjëra, përderisa unë jam shumë i afërt me Fetah Rudin dhe kam konsideratë për të”, e ka pyetur ai deputetin Zemaj. “Rudi është një person dhe një familje, të cilën e kam ndihmuar para luftës dhe pas luftës dhe vazhdoj të kem të njëjtin respekt dhe konsideratë. Unë nuk përzihem në punët e LDK-së, por përzihem në punët e Komunës që drejtoj, pasi kam  besimin dhe legjitimitetin për ta drejtuar Komunën e Malishevës”, e ka përmbyllur reagimin e tij kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here