Begaj: Për deklarimin tim rreth Rudit po shpifë grupi që punoi vet kundër tij

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka reaguar ndaj reagimit të sotëm të KMDLNJ-së rreth “rastit Rudi”. Ai ka thënë se është keqinterpretuar nga persona të caktuar. Sipas tij një grup i caktuar po merret me shpifje kundër tij dhe ka kujtuar se “ai grup po i njëjti është që nuk e ka lënë Fetah Rudin as të fitoj vota për Asamblenë Komunale dhe së fundi as në vet degën e LDK-së”. Begaj ka thënë se nuk bëhet fjalë këtu për punësim të Rudit por për një marrëveshje politike mes dy subjekteve. Begaj ka theksuar se deklarata e tij strikte rreth “rastit Rudi” është kjo: “FETAH RUDI, E KA NJË GJENDJE SHËNDETSORE, E CILA NË KUSHTET E INFRASTRUKTURËS QË KEMI, JA PUMUNDËSON KRYERJEN E PUNËVE”.

 

Lexojeni më poshtë reagimin e plotë të kryetarit të Malishevës, Ragip Begajt:

 

“Sqarim për KMDLNJ dhe opinionit publik

 

Unë Ragip Begaj, deklaroj publikisht, se deklarimi im, me apo pa qëllime të caktuara politike,  është keqinterpretuar dhe është keqkuptuar nga persona të caktuar, të cilët e kanë shtrembëruar deklarimin tim, për z.Fetah Rudi. Në emër të së vërtetës, ju them juve në KMDLNJ dhe të gjithë të tjerëve që po merren me shkrime të portaleve apo rrjeteve sociale, edhe njëherë ju bëj me dije, se ajo që unë kam deklaruar është kjo: FETAH RUDI, E KA NJË GJENDJE SHËNDETSORE, E CILA NË KUSHTET E INFRASTRUKTURËS QË KEMI, JA PUMUNDËSON KRYERJEN E PUNËVE. Pra defekti është te infrastruktura, duke filluar nga objekti i komunës, në të gjitha shkollat dhe të gjitha institucionet tjera, të cilat nuk kanë qasje për personat siç është z.Fetah Rudi, por kjo është çështja e dytë e krejt marrëveshjes me LDK, pasi së pari LDK nuk është duke e respektuar marrëveshjen që kemi.

Përndryshe, dua të ju kujtoj disa gjëra: e para, Komuna e Malishevës në vazhdimësi dhe unë personalisht, gjithmonë i kemi mbështetur personat me aftësi të kufizuara, dhe këtë më së miri mund të ju dëshmoj Qendra e Rehabilitimit në Malishevë (HANDIKOS), studentët me aftësi të kufizuara (në karrocë) për të cilët ndajmë bursa studimi dhe të tjerët.. E dyta, z.Fetah Rudi, nuk është nënkryetar i Komunës së Malishevës. E treta, në marrëveshjen që kemi me LDK-në, nuk është e përcaktuar kjo. E katërta: LDK nuk e ka respektuar marrëveshjen ( së paku jo deri më sot) dhe e fundit fare ju bëj thirrje të gjithë atyre që qëllimisht apo jo qëllimisht më kanë keqinterpretuar, ti ndalin këto shpifje në adresën time dhe e ftoj edhe degën e LDK-së që të deklarohet zyrtarisht rreth kësaj çështje, e cila, për qëllime politike, është keqinterpretuar në opinion.

Unë e konsideroj të pasinqertë grupin që merret me këto shpifje, dhe kujtoj se ai grup po i njëjti është që nuk e ka lënë Fetah Rudin as të fitoj vota për Asamblenë Komunale  dhe së fundi as në vet degën e LDK-së.

KMDLNJ-së, ja kujtoj se këtu nuk bëhet fjalë  për punësim, por për një marrëveshje politike mes dy subjekteve.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here