Begaj nuk e njeh Regjionin e Gjakovës, por takohet me drejtorin e policisë së atij regjioni

0

Ndonëse Kuvendi Komunal i Malishevës por edhe vet kryetari i kësaj komune Ragip Begaj e kanë kundërshtuar kalimin e kësaj komune nën Regjionin e Gjakovës, ky i fundit nuk ka hezituar ta takoj sot zyrtarisht drejtorin e Regjionit të Gjakovës për policinë, nënkolonelin Ahmet Hasi. “Pavarësisht prej situatës së krijuar, ne i respektojnë institucionet, por problemi qëndron në faktin se Malishevën nuk e ka pyetur askush për këtë dhe kemi reagime të ashpra të qytetarëve, e po ashtu, mendoj se ky regjionalizim është bërë pa asnjë program”, ka thënë Begaj në këtë takim duke iu referuar pozicionit të Malishevës pas formimit të Regjionit të Gjakovës dhe takimit të tij me Hasin. “Pasi Gjakova është bërë regjion, dhe shumë institucione kanë kaluar në këtë regjion, përfshi edhe gjykatat, atëherë detyrimisht edhe policia është dashur të kaloj”, është arsyetuar nënkoloneli Hasi për sektorin e tij. Kryetari Begaj dhe drejtori i policisë regjionale të Gjakovës Hasi e kanë vlerësuar gjendjen e sigurirë në Malishevë të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here