Begaj: Ne të gjallët duhet ta realizojmë mesazhin e dëshmorëve

0

Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta, “Ibrahim Mazareku” në Malishevë dhe “Visar Krasniqi” në Drenoc, shënuan ditët e shkollave të tyre, në përvjetorët e rënies së dëshmorëve, emrat të cilëve, i mbajnë këto dy shkolla. Me këtë rast, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se “Dëshmorët ranë për ideal, ata dhanë jetën për atdhe”.
“Sot është ditë e veçantë për Malishevën, pasi në këtë datë kanë rënë shumë dëshmorë dhe rënia e dëshmorëve nuk ka qenë e rastësishme, por ata ranë për një qëllim, ata ranë idealin kombëtar, ata ranë për atdhe”, tha mes tjerash në fjalët e tij, kryetari Begaj, të mbajtura në Malishevë dhe Drenoc.
“Me fjalë nuk mund të përshkruhet vepra e dëshmorëve, por ne të gjallët duhet realizojmë mesazhin e dëshmorëve, ne duhet të punojmë për vendin tonë, duhet të punojmë në zhvillimin e vendit, pasi për këtë edhe u sakrifikuan dëshmorët”, tha kryetari Begaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here