Luftëtari Beg Rizaj do të varroset të dielën në Gllogjan

0

Beg Rizaj, që u vra në luftimet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë, do të varroset të dielën në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit.

Lajmin e ka bërë me dijet kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj i AAK-së.

“Qytetarë të nderuar, gjithë andej trojeve etnike, ju njoftojmë se varrimi i luftëtarit e komandantit Beg Rizaj i rënë në Kumanovë do bëhet të dielën më 24 maj, në ora 16:00 në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit. Ndërsa, tubimi mortor mbahet në Sheshin e Deçanit para Objektit të Komunës së Deçanit, duke filluar nga ora 14:00”, ka shkruar Selmanaj në profilin e tij në Facebook, teksa ka shtuar se për detaje të tjera opinioni do të informohet nesër pas takimit të Këshillit Organizativ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here