Befason Fero: Hoqa dorë nga rrjetet sociale dhe nga muzika

0

Këngëtari i njohur i rrymës “rap”, Fero ka befasuar fansat me vendimin e tij të fundit.

Ai ka dhënë disa deklarata të çuditshme dhe madje ka bërë vperime befasuese kohët e fundit.

Fero bëri bujë kur tha pas pandemisë se një qethje te berberi i shkon deri në 8 mijë euro, prandaj edhe nuk këndon në koncerta pa një shumë të majme që ai kërkon, duke mos e zbuluar atë.

Ndërkaq, rreth një javë më parë ai hoqi dorë nga rrjetet sociale.

Në një intervistë për mediat kosovare, Fero ka thënë se ka hequr dorë edhe nga muzika

“Jam larguar nga rrjetet  sociale sepse kam  hequr dorë nga muzika”, tha ai për Insajderin.

Reperi nuk ka dhënë përgjigje nëse është larguar nga muzika përkohësisht apo përgjithmonë, e as nuk dha arsyet se pse e ka marrë këtë vendim.

Megjithatë ai tashmë është CEO i labelit “Gang Gang Entertainment”, ku po punon me ekipin e tij për të nxjerrë në skenë artistë të rinj, duke lënë më tej enigmë të ardhmen e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here