Bedri Islami i LPK-së i reagon Qerim Kelmendit: “Rugova s’ishte në listë për t’u vrarë”

0

Një nga ish drejtuesit e LPK-së, Bedri Islami, ka thënë se nuk ishte Ibrahim Rugova në listën e UÇK-së për ekzekutim, maadje UÇK-ja as që kishte listë. Zeneli ka shkruar në Facebook për këtë çështje, raporton portali Online. Ai ka thënë se për një gjë të tillë duhet të reagojnë disa emra. Sipas Zenelit, vlerat e UÇK-së janë duke u sulmuar pandalshëm.

Postimi i plotë:

“Qerim Kelmendi, ish ushtar i UCK-se, qe nga fillimi, mik i afert i Zahir Pajazitit dhe Ilir Konushevcit, beri nje deklarate, sipas se ciles, UCK-ja kishte nje liste per likuidimin e bashkepunetoreve te Serbise, mes te cileve edhe zoti Rugova.

Duke qene se per nje kohe te caktuar kam drejtuar Levizjen Popullore te Kosoves, themeluese e drejtuese politike e UCK-se, dhe duke pasur qasje ne arkivin e levizjes clirimtare, me kete cilesi, deklaroj se :

Per here te pare degjoj se Ibrahim Rugova paska qene ne listen per tu ekzekutuar. Aq me shume ne listen e UCK-se. Nga arkivi i saj, nje pjese e te cilit eshte jashte Kosoves, eshte shenuar se cilet jane takuar me te dhe i kane bere thirrje per bashkepunim, si force politike me influence.ASNJEHERE, e theksoj me force, ASNJEHERE, nuk ka pasur vendim e as mendim per te bere likuidimin e figurave te njohura politike, edhe kur rruga e tyre nuk ishte e njejte me rrugen e levizjes clirimtare. Ne vitin 1998, mbledhja e majit e Keshillit te pergjithshem te LPK-se, , eshte diskutuar me force mundesia e bashkepunimit me Rugoven, duke i afruar njohjen e tij si president i Kosoves, edhe nga levizjet clirimtare. Nga ana tjeter, eshte bere kujdes se mos forcat serbe te sigurise ndermarrin dicka kunder tij dhe faji do i vihej UCK-se, dhe kjo do e bente luften me te veshtire, sepse do te kishte perplasje brenda shqiptare. Lista, per te cilen flet Qerimi mund te jete afeksion i nje njeriu a dy, qofshin edhe heroj te Kosoves, por nuk eshte kurre vendim i Shtabit te Pergjithshem, as vendim i Kryesise se LPK-se. Njerez te vecante, edhe pse atdhetare, si heroi qe permend Qerimi, nuk jane kurre mbi strukturat funksionale dhe nuk kane te drejten te marrin persiper vendime te tilla.Kushdo mund te beje nje liste, e ta ruaje birucave e skutave, por nje vendim i tille, nga te gjitha dokumentat qe disponohen, nuk eshte marre asnjehere. Qerimi, me gjithe respektin ndaj punes se tij,nuk ka qene kurre as pjese perberese e Shtabit te Pergjithshem dhe as pjese perberese e strukturave drejtuese te LPK-se.Nuk duhet harruar se ne arkivin e luftes clirimtare gjenden te gjitha shenimet e duhura per vendimet qe jane marre, aksionet e organizuara, kush ka marre pjese dhe si ka qendruar, detaje per shoket qe jane vrare, si Zahir Pajaziti apo Adrian Krasniqi, pergjegjesia e ketyre aksioneve, jane vendimet politike te rendesishme, te Shtabit te pergjithshem dhe Kryesise se Organizates Une, me gjithe njohurite jo te pakta, e di sene kohe te caktuar kam boshlleqe, ndaj do te kisha dashur te dija mendimin e dy njerezve te afert te Qerimit: mendimin e Muhamet Kelmendit, i cili eshte i familjes se tij, dhe ne kohen per te cilen flet Qerimi ishte nenkryetar i organizates, dhe mendimin e Ibrahim Kelmendit, vellait te Qerimit, i cili ka deklaruar se deri ne vitin 1998, mars, UCK-ja eshte drejtuar nga levizja popullore e Kosoves. A kane dijeni te dy ata per kete liste, nese kane pasur dijeni si eshte marre ky vendim, nga kush eshte marre, kush e ka miratuar. nese ky vendim eshte i nje a dy personave, kur e kane degjuar per here te pare dhe cfare eshte qendrimi i tyre. Personalisht, me pergjegjesi te plote, qofte edhe penale, deklaroj se nga maji i vitit 1998 dhe deri ne perfundimin e luftes, periudhe ne te cilen kam drejtuar levizjen Popullore te Kosoves, nuk ka pasur asnje liste te tille, jo vetem per Rugoven, por per asnje figure politike ne Kosove. Nuk ka pasur as nga Kryesia e as nga keshilli i pergjithshem. Lista qe hedh sot Qerimi eshte nje ceshtje per te cilen duhet te reagojne edhe Nait Hasani, Rexhep Selimi, Bislim Zogaj, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti dhe Azem Syla,l ish antare te Shtabit te Pergjithshem ne kohen kur Qerimi pretendon per nje liste te tille.Eshte nje kohe kur mbi luften e UCK-se po hidhet balte, po kerkohet suprimimi i vlerave, po citohen arkivat te sherbimit te fshehte serb, po dalin ne qendra informacioni gjithefare meskinitetesh dhe njerez pa vlera atdhetare, te cilet, si edhe me pare, ndoshta qe nga prinderit e tyre, kane patur e kane vetem nje synim:permbysjen e vlerave dhe mohimin e faktit te madh historik: Ushtria Clirimtare e kosoves ishte vlere kombetare dhe do te mbetet e tille”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here