BE ofron 130 milionë euro, thotë se është e gatshme të investojë mbi 1 miliard euro në infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor

0

Konferenca e ministrave të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor i ka përmbyllur punimet. Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka bërë me dije në konferencën ku veq Kosovës morën pjesë ministrat nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, se BE do të mbështesë ndërtimin e infrastrukturës rajonale me 130 milionë euro. Por ai ka shtuar se BE është e gatshme të investojë edhe mbi 1 miliardë euro në infrastrukturë, me kusht që qeveritë e shteteve rajonale të jenë të gatshme të bashkëpunojnë me projekte që janë të realizueshme.
Por ai ka tërhequr vërejtjen se BE synon që Ballkanin Perëndimor ta ndërlidh jo vetëm nëpërmjet infrsatrukturës por edhe përmes politikës, gjuhës e kulturës. Hahn ka kërkuar që në Samitin e Vjenës që do të mbahet në gusht 2015, qeveritë të prezantojnë projekte konkrete për energji dhe infrastrukturë. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së republikës së Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka thënë në këtë konferencë se Ballkani Perëndimor ka ambicie të mëdha, për të jetuar si popujt e tjerë të Evropës. “Bashkimi Evropian, që sot është një projekt i suksesshëm, ka nisur edhe me një projekt për bashkëpunim në sferën e infrastrukturës dhe energjetikës e cila garanton që Kosova e ka vendin ne familjen e gjerë evropiane”, ka theksuar Thaçi.
“Kosova e ka vendin e garantuar në familjen evropiane të shteteve demokratike, ajo do të vazhdojë të jetë prijëse e konsolidimit të paqes në Ballkan dhe hapjes së një faqe të re të pajtimit në Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai. Në një preskonferencë zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme, Hashim Thaçi e ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm në konferencën për Ballkanin, duke e vequar në këtë rast ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Pjesëmarrjen e tij Thaçi e ka përkthyer si mesazh që raportet Kosovë-Serbi po normalizohen.
“Pjesëmarrja e sotme e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë Daçiq në konferencën në Prishtinë është mesazh apo një hap përpara për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në të njëjtën kohë është një hap përpara në sjelljen tonë të lidershipit rajonal të një sjelljeje evropiane të komunikimit, bashkëpunimit dhe participimit të përbashkët me interes dhe vlera të përbashkëta euroatlantike”, është shprehur Thaçi.
Komisioneri Hahn, në interesimin e gazetarëve rreth liberalizimit të vizave është përgjigjur me sugjerim. “Ne po punojmë shumë në këtë drejtim, sepse ky është edhe një objektiv i Bashkimit Evropian, por për këto duhet të plotësohen kushtet e caktuara”, ka sugjeruar ai. Konferencë e sotme ka ardhur pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke synuar nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here