BE-ja nuk reagon ndaj deklaratave fyese të politikanëve serb

0

Tash sa ditë, zeri.info, është përpiqur që të marrë një qëndrim zyrtar nga Brukseli, lidhur me atë se pse nuk ka reagime, ndaj deklaratave nxitëse të politikanëve serbë në Kosovë, dhe nuk ka marrë përgjigjje.

Kur Edi Rama, përmendi ‘Bashkimin Kombëtarë’, mes Kosoves dhe Shqipërisë, përveç që nxiti reagime të ashpra të politikanëve serbë, ishin edhe zyrtarët evropianë që reaguan dhe kritikuan kryeministrin shqiptarë, transmeton zeri.info.

Madje edhe ish-kryeministri Thaçi, i cili ishte bashkë me Ramën kur u diskutua kjo çështje, reagojë duke thënë se; ‘Rama është keqkuptuar’.

Sidoqoftë, ajo që bie në sy është reagimi ndaj njërës palë e jo ndaj tjetrës, në këtë rast heshtja e politikanëve shqiptarë dhe evropianë, atëherë kur politikanët serbë vazhdojnë të bëjnë thirrje që nxisin urrejtje, dhe të provokojnë me fjalë të tillë si: “Kosova është Serbi”, dhe një gjë të tillë e bëjnë në mes të shtetit të Kosovës.

Vetëm pak ditë më parë, Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës, Zyre për Kosovë e Metohi në qeverinë serbe, vizitojë veriun e Kosovës, pa marrë leje nga qeveria e Kosovës, dhe si çdo herë tjetër ai u tha banorëve serbë atje se ‘Kosova vazhdon të jetë e Serbisë’.

Gjuriq i quajti, institucionet kosovare ‘të përkohshme’, ndërsa politikanët shqiptarë ‘të padijshëm”.

Ndonëse deklaratat e tilla, pos që janë fyese dhe nxisin urrejtje, janë edhe në kundërshtim të plotë me dialogun Kosovë – Serbi, i ndërmjetësuar nga BE, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjuriq është vetëm një prej shumë politikanëve serbë që sa herë që vijnë në Kosovë, bëjnë deklarata të tillë.

E pyetur se përse BE nuk reagon në raste të tilla, Maja Kocijancic, nga zyra e përfaqësueses së lartë për politika të Jashtme, nuk është përgjigjur, ndonëse Zëri e ka pritur për disa ditë.

Ishte pikërisht, Kocijanqiq, që deklaratën e Ramës e ka quajtur provokim.

“Pasi kemi verifikuar se çfarë ka thënë kryeministri Rama në intervistë, duam të theksojmë se Ballkani Perëndimir ka perspektivë të qartë evropiane, e konfirmuar nga BE-ja në nivele më të larta. Të gjithë partnerët në rajon i kanë përcaktuar karakteristikat për të konfirmuar angazhimin dhe qëllimin që të përmbushin një sërë kushtesh dhe standardesh të BE-së. Të gjitha deklaratat provokuese që devijojnë nga kjo politikë janë të papranueshme”, thuhej në njoftimin e Kocijanqiq.

Reagimet e BE-së, pasuan pas një interviste të përbashkët të kryeministrit, Edi Rama me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth dy javë më parë.

Në këtë intervistë Rama ka deklaruar se ‘puna e përbashkëtë ndërmjet dy qeverive, asaj në Tiranë dhe në Prishtinë, është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit XXI, në funksion të një bashkimi Evropian”.

Madje pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe Rusia, ku sipas ministrisë së Jashtme atje, ‘deklaratat e tilla destabilizojnë rajonin’./Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here