BE -ja debllokon 1 miliard euro në luftë kundër terrorizmit

0

BE-ja do të debllokoj 1 miliard euro për dy vitet e ardhëshme për të përballuar krizën në Siri dhe Irak dhe gjithashtu edhe për t’i dalë përballë kërcënimit të organizatës ISIS.

Këto fonde do të përdoren në financimin e një strategjie globale kundër terrorizmit, ndërmarrjes së masave politike,sociale dhe humanitare me theks të veçant në Siri,Irak,Jordanie,Liban dhe Turqi,-ka deklaruar të premten shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini.”Kjo paketë forcon aksionin tonë për të instaluar paqen dhe sigurinë e rrezikuar nga terrorizmi dhe dhuna në këto regjione”.Strategjia e re ka të bëjë me angazhimin diplomatik,furnizimin e shërbimeve bazë deri te zhvillimi i programeve kundër radikalizimit ,luftën kundër financimit të terrorizmit,parandalimin e pjesmarrjes së luftëtarëve të shteteve tjera në luftën terroriste dhe kontrollin e kufijve te shteteve anëtar të Bashkimit Evropian.

Rreth 40% e kësaj pakete financiare do të shkoj në kontrollin e krizave humanitare si në shtetet e Irakut dhe Sirisë dhe pritjen dhe rehabilitimin e refugjatëve të këtyre rajoneve të luftës.Një pjesë e mjeteve financiare do të alokohet edhe në ndihmë shteteve fqinje të këtyre vendeve në luftë, të cilat ballafaqohen me pritjen e refugjatëve.

media_xll_7467226

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here