BE i kërkesë shokuese për Serbinë: Njiheni direkt Kosovën

0

Serbia të mërkurën në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projekt-platformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuriqit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në këtë dokument sipas kësaj gazete, propozohen të gjitha kurthet të cilave Beogradi kishte vështirësi t’u shmangej gjatë negociatave të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Veçanërisht e pafavorshme për Serbinë është pjesa që lidhet me sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, sepse praktikisht kërkohet që të jetë një sistem unik dhe i vetëm, me qendër në Prishtinë.

Prishtina dhe Beogradi sipas këtij dokumenti do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje konkrete, për të cilat një pjesë e BE-së kërkon që ato të jenë marrëveshje në mes të dy shteteve, qëllimi përfundimtar i të cilave është normalizimi i marrëdhënieve, që dërgon në njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Këtë projekt-platformë e ka komentuar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ajo është krejtësisht e papranueshme për Serbinë. “Unë shpresoj se ai dokument i tmerrshëm nuk ka për t’u diskutuar”, ka thënë Vuçiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here