BDI mirëpret ofertën për bashkëpunim nga PDSH-ja

0

Pas ofertës së kreut të PDSH-së Mendu Thaçi për bashkëpunim ndërpolitik me BDI-në, nga kjo e fundit kanë vlerësuar pozitivisht ofertën duke theksuar se, pikërisht mungesa e këtij bashkërendimi ka ndikuar negativisht në shumë çështje me interes strategjik për shqiptarët. “Bashkërendimi i dy partive kryesore të shqiptarëve për çështje dhe momente strategjike është thelbësor. Për fat të keq, pikërisht mungesa e këtij bashkërendimi ose mungesa e përkrahjes së bartësit të legjitimitetit shqiptar për t’u ballafaquar me sfida të rëndësishme, ka qenë pengesë serioze në momente të veçanta. Andaj le të jetë ky një sihariq i mirë se bartësi i legjitimitetit shqiptar në Maqedoni, cilido qoftë ai, do të ketë mbështetjen e tjetrit për çështjet strategjike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here