BDI: Aliti kritikon “ashpër” Xhaferin!

0

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi është vënë sot thumb të kritikave nga ana nënkryetarit të Parlamentit nga radhët e BDI-së, Rafiz Aliti, i cili e ka kritikuar ashpër bashkë-partiakun e tij për mosrealizmin e Marrëveshjes së Ohrit, shkruan Shenja. Kjo ka ndodhur gjatë seancës së sotshme të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti ka qenë shumë i ashpër në kritikat ndaj zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, duke thënë se edhe pas 14 viteve Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar në tërësi.

“Komiteti për fat të keq më në fund arriti të mbaj mbledhje por përgjegjësia politike bie mbi partitë politike e sidomos mbi BDI-në pasi që kryetari është i joni. Është mirë që pas 14 viteve të kemi debat për marrëveshjen e paqes, e quaj kështu sepse kjo marrëveshje solli paqen, a kur e quajmë si MO ajo përngjan sikurse është nënshkruar diku në Tombuzi. Në porositë e ndërkombëtarëve se rruga e Maqedonisë në BE është përmes Ohrit, ndërsa përgjegjësi për mosimplementimin e mbajnë të gjithë nënshkruesit e saj”, ka thënë Haliti.

Rafiz Aliti ka numëruar disa veprime që janë ndërmarr e të cilat drejtpërdrejt kanë ndikuar që kjo marrëveshje të shkelet dhe të mos respektohet.

“Pse Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar: Ndryshimi i preambulës, sjellja e ligjeve për simbolet, ku gjykata Kushtetuese më pas hoqi disa nene dhe prekin drejtpërdrejt Marrëveshjen, ndërsa ligji i simboleve u soll me majorizim dhe me mbivotim. Gjuha shqipe pas 14 viteve flasim ende a është apo nuk është gjuha shqipe zyrtare. Kjo flet se nuk ka pasur vullnet për implementimin e MO-së dhe iniciativa për komisionin në Qytetin e Shkupit për përdorimin e shqipes është tallje sepse MO-ja dhe Kushtetuta e caktojnë atë”, tha Aliti.

Ai ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi t’i tregoj atij nëse në këto 14 vjet ndonjë funksionar është dënuar për shkak se mos-implementimit të MO-së. “Jemi dëshmitarë se Ligji për Policinë u soll pa votat e BDI-së, pasi me reformat duhet t’u jepen pushtet këshillave komunalë ku edhe në këtë rast u shkel mbi MO-në. Mosimplementimi në nivel lokal ose qendror sjell nervozë tek popullata. Më vjen keq se raporti i Sekretariatit për implementimin  Marrëveshjes së Ohrit është i kopjuar nga raporti vjetor i Avokatit të Popullit dhe nuk është bërë vet nga sekretariati”, ka shtuar më tej Aliti.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here