Baza ushtarake sovjetike e fshehur në Gjermani (video)

0

Një nga bazat më të mëdha ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik gjendet jashtë territorit të saj. Një video e regjistruar me dron tregon, bazën e cila u braktis 20 vite më parë dhe që gradualisht po shkatërrohet.

Kjo bazë ushtarake ka një hapësirë prej 2 mijë hektarësh dhe gjendet afër shtatit Vogelsang, 65 km në veri të Berlinit.

Ndërtimi i kësaj baze nisi në vitin 1951 dhe qëllimi kryesor ishte magazinimi i tankeve, makinave ushtarake, raketave avion gjuajtëse si dhe për armatime nukleare.

Në këtë bazë gjithashtu mund të akomodoheshin 15 mijë njerëz, përfshirë ushtarë dhe familjarë të tyre. Baza gjithashtu kishte shkollën e saj, dyqanet dhe një kinema.

Tani baza po “pushtohet” nga pylli, ndërsa aty ende gjenden shenja të Bashkimit Sovjetik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here