Bayern Munichu kurrsesi nuk dëshiron të heqë dorë nga talenti anglez i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, pasi shumë shpejt pritet ta bëjë ofertën e katërt të përmirësuar për të.

Sipas Daily Mail, kampioni në fuqi i Bundesligës do të bëjë ofertë në vlerë 40 milionë funte për 18-vjeçarin anglez, të cilin të kaltrit e Londrës nuk duan ta shesin, transmeton Gazeta Express.  

Ndërkohë dje, Sky Spors raportoi se Hudson-Odoi kishte dorëzuar një kërkesë zyrtare në klub, duke kërkuar që t’i lejohet transferimi në Bayern Munich.

Raportohet se Chelsea i ka ofruar atij kontratë të re me pagë javore në vlerë 85 mijë funte, por ai e ka mendjen vetëm te gjiganti i Bundesligës. Ai beson se e ardhmja e tij është në Gjermani me Bayern Munichun.

Chelsea nuk i është përgjigjur as ofertës së tretë të Bayernit për Hudson-Odoi, e cila besohet se kapte vlerën 35 milionë funte.

Por, tani Bayern vjen me një ofertë të re të përmirësuar, në vlerë 40 milionë funte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here