Basketboll:Serbët nuk dëshirojnë përballje me kombëtaren e Kosovës

0

Federata e Basketbollit të Serbisë është dorëzuar përfundimisht dhe është pajtuar se nuk mund ta ndryshojë vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, për pranimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Tash, serbët po shikojnë përpara, larg, shkruan Zëri.

Ata e kanë këshilluar FIBA-n ta bëjë një rregullore, përmes së cilës, do ta ndalonte një përballje eventuale të Serbisë me Kosovën, në të ardhmen e afërt, duke i ditur marrëdhëniet e ftohta ndërmjet dy vendeve, përcjell Zëri.

“Presim që FIBA ta marrë seriozisht brengosjen tonë, që ndeshjet e çfarëdo niveli, të klubeve apo të përfaqësueseve, duke filluar nga juniorët e deri tek seniorët, të evitohen me çdo kusht”, është komunikata e Federatës Serbe. Serbët u munduan me mish e me shpirt që ta pengojnë ndërkombëtarizimin e basketbollit kosovar, por në fund u dorëzuan. FBK-ja u bë të premten anëtarja e 215-të e FIBA-s. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here