Bashkohen SHqipëria dhe Kosova në aspektin energjetik

0

Fundi i vitit pritet të shënojë përfundimin e një projekti të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë. Sot në fakt vihet gurthemeli i linjës 400 KW Kosovë-Shqipëri.

Projekti i linjës 400 KW pritet t’i kompletojë linjat ndërlidhëse të Kosovës me të gjitha vendet fqinje. Kjo linjë që po ndërtohet me Shqipërinë llogaritet e një rëndësie të veçantë.

Kryeshefi i KOST-it, Naim Bejtullahu thotë se vitin e ardhshëm Kosova dhe Shqipëria mund të fillojnë shkëmbimin e energjisë elektrike.

Bejtullahu e pranon se Shqipëria krahasuar me Kosovën ka një terren më të vështirë të punëve. Në Kosovë linja shtrihet në 90 km, nga Kosova B në Obiliq deri në Qafë Morinë në Shqipëri.

Ky projekt po realizohet me ndihmën e Bankës Gjermane me një vlerë mbi 40 milionë euro.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, sot zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është paraparë të mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët

Gjiknuri do të jetë në krye të një delegacioni në përbërje të të cilit do të jenë Kryetari i Entit Rregullator të Shqipërisë Petrit Ahmeti, administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, administratori i OST-së, Engjell Zeqo dhe administratori i KESH-it, Agron Hetoja.

Delegacioni me në krye ministrin Gjiknuri do të pritet në takim nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci.

Nën drejtimin e dy ministrave do të mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë.

Sipas agjendës së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë në Shqipëri, pas takimit të dy ministrave dhe mbledhjes së parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë, në mesditë të dy ministrat do të vënë gurthemelin e Linjës 400 KW Kosovë-Shqipëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here