Bashkim e integrim apo ndarje e shkatërrim ?

0

ISMET SHABANI

BE dhe shumica e shteteve përbërse të këtij Unioni, si duket janë duke shitur mend dhe filozofi të thatë – dhe fare shterpë!

Kerkojn të bashkohemi dhe të integrohemi në “Unionin Europian”, dmth. kerkojn bashkim, ndersa për trojet tona, kerkojnë: “ndarje dhe shkatrrim!” Unë, nuk e kuptoj këtë logjikë të të menduarit, apo këtë logjik të të gjykuarit! Nëse kerkojnë që të bashkohemi, atëherë kjo duhet të jetë gjenerale për të gjithë e njëjtë dhe jo me dy apo me më shumë standarde të lëshuara në qarkullim sipas qejfeve dhe tekeve!

A nuk është kjo raciste?

A nuk bie ndesh me parimet Euroatlantike?
A nuk shkelet e drejta jonë edhe përkundër faktit se kjo në parim na njihet?
Ne nuk rrezikojm askëndë dhe as që kemi rrezikuar ndonjëherë fqinjët tanë! Krimi ordinerë i shqiptarëve, është krejt në nivel nderkombëtarësh, ai duhet luftuar gjithsesi! Për këtë edhe jemi të gatshëm në veprim! Po ky krim ka ndikim edhe nga sherbimet sërbe, për të cilin duhet çasje e përbashkët! Ai nuk duhet promovuar vetëm sa për prishje dhe shantazhim imazhi të vendeve fqinje siç bënë serbia në përditshmëri! Ndërsa lidhur me kërcnimin tonë ndaj serbisë apo ndonjë fqiu tjeter, ska të prezentoj as edhe të vetmin argument! Ska mundësi minimale askush ta sjellë as edhe të vetmin argument në këtë drejtim, sepse , asgjë më shumë s’kemi kerkuar përveç të drejtave që gëzojn të gjithë fqinjët dhe mbarë bota!
Ndersa për ne, bashkimi në këto kushte është e vetmja garanci e ekzistences sonë kombëtare, sepse kështu nuk mund ti besojm as Kucan-it, as Fajon-it, as Kocijanqiq-it as Nikoliçit, as Vujanoviqit, as Putinit apo kujtdo qoftë tjeter, politikan apo djalli të mallkuar!
Nuk bënë dikush të ketë parimet ndryshe nga ato që i njifen tjetrit!
Apo e kam gabim unë?
Serbia na vrau me shekuj, Serbia na mori ekzistencen, serbia prap vazhdimisht kërcënon pa ndalë e pa pra, madje, ska ditë që nuk e përmend ushtrinë, policinë, luften etj etj, serbia edhe sot është duke e shkulë shqiptarin nga trojet e veta në luginen e Presheves derisa Europa heshtë! Serbia shkon në kundershtim me të gjitha parimet e të drejtes dhe lirive të popujve madje edhe të nënshkruara përmes traktateve në botë dhe europa e ledhaton!

Serbia dhe Rusia janë një kërcnim i hapur për të gjithë ne dhe për mbarë europen dhe boten e civilizuar, ndersa europa e përgëzon dhe e lavdron!
Ajo në shenjë pasurimi material, shpërndanë në tërë boten madje edhe armë “Bërthamore”, që mund të shërbejn për shkatrrim njerëzish në masë të gjërë! Ndersa ne, vetëm pse flasim për bashkim, qenkemi të rrezikshëm! Dhe ju them qartë se mbrojtja e juaj ndaj tyre, ka për t’ju kushtuar shumë, sepse fundja, merrne me të mirë sa të doni, se: Djalli është dhe mbetet djallë, ai nuk ndryshon dhe ska për të ndryshuar kurrë! Ndersa ne pse duam të bashkohemi, me kulturen, me teritorin që na coptuat pa asnjë arsye e pa asnjë të drejtë, qenkemi të pandershëm dhe të padashur në mesin e popujve të civilizuar!
Një europë nuk mundet të jetë e civilizuar dhe e bashkuar, nëse nuk e don edhe bashkimin e popullit tim, ose edhe më keq, nëse ajo e don shkatrrimin e popullit tim! Një europë e tillë si nevojitet askujt, madje as vetë europianëve!
Absurditet dhe injorancë apo nacionalizëm e fashizëm i bastarduar!?
Europa duhet të jetë e gatshme ta mbroj nderin dhe dinjiteti e vet, t’i kthej padrejtësitë historike të bëra kunder popullit shqiptar dhe, kur të flet për integrime bashkim, duhet t’ju përmbahen parimeve që na mësuan “fund e kry”!
Fundja, edhe Serbia ka të drejtë të bashkoj popullin e vet, por vetëm në teritorin e vet dhe jo në teritorin e huaj, që kësaj radhe është teritori ynë në pyetje, madje shekuj me radhë, si: i coptuar, i shkallmuar, i shkatrruar, i djegur e i përvëluar e çka jo i bërë në të!?
Deri kur më?

Deri kur më duhet të merremi nëpërkëmbë nga mashtrues dhe dinak, nga ata që duan vetëm përfitim mbi gjakun dhe kurrizin e një populli të pafajshëm?!
Çdo popull në botë ka të drejtë të bashkoj popujt e vetë nën një kulm të sigurtë!
E kjo vlenë edhe për shqiptarët!
Vetëm kështu, mund dhe do të zgjidhet një herë e përgjithmonë çështja kombëtare e sejcilit popull veç e veç dhe në përgjithësi!

Përndryshe, le ta njef Kosoven si shtet i pavarur, le ta njef identitetin e popullit shqiptar që jeton në trojet e tyre në serbi, Kosova ua njofti të gjitha të drejtat e kerkuara, për pakicat që jetojn në mesin tonë! Madje gëzojn qindra përparësi dhe privilegje që populli im asnjëherë si kishte as nën regjimin e vet dhe as nën regjimet e huaja, nëse jo përveç një gjakpirje kanibaliste nga sërbët! Ndersa sot, jemi viktimë e kriminalitetit të zhvilluar dhe të angazhuar, me involvimin e drejtëpërdrejtë të sherbimeve sekrete sërbe në Kosovë!
Shkaktare është vetë Serbia si për shtetin e tyre ashtu edhe për Kosoven si dhe për mbarë Ballkanin perëndimor, që e ka sjellë në një gjendje të degraduar dhe të çoroditur, fare të pashpresë për të ardhmen e këtyre popujve dhe këtyre vendeve!
Është koha e zgjimit dhe e të të menduarit ndryshe, për politiken Europiane, për atë Kosovare, për atë Shqiptare por edhe edhe të asaj Sërbe, e cila edhe më tujtje do të mbetet e pa shpresë, mbase gjithnjë është edhe mbetet e papërmirësuar!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here