Bashkëpunimi ekonomik,, në fokus të takimit të presidentëve Jahjaga-Grasso

0

PRISHTINË, 22 JANAR – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur të enjtën në Romë nga presidenti në detyrë i Republikës së Italisë, Pietro Grasso. Presidentja Jahjaga sipas një njoftimi nga Presidenca e Kosovës e ka theksuar nevojën e zgjerimit dhe të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, dhe rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Edhe presidenti Grasso ka thënë se Kosova dhe Italia duhet të punojnë dhe të zgjerojnë marrëdhëniet bilaterale ekonomike. Në takim është biseduar edhe për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, si dhe theks i veçantë i është kushtuar procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar lart ndihmën që Italia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, e posaçërisht ndihmën e dhënë përmes KFOR-it dhe EULEX-it. Presidenti në detyrë i Republikës së Italisë, Pietro Grasso, ka tërhequr vëmendjen se Italia do të vazhdojë të lobojë për Kosovën dhe do të përkrahë perspektivën evropiane të saj. Merret vesh se presidentja Jahjaga ka zhvilluar edhe një takim në Parlamentin Evropian, ku është pritur nga presidentja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, zonja Laura Boldrini.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here