Basha si kokë turku

0

BEHAR GJOKA

Trufullimat zemërake dhe zhurmëmëdha të Xhozefina Topollit, ish-kryetares së parlamentit, për ditë të diele, spërkatën fundjavën paszgjedhore, në pjesën dërrmuese të medias shqiptare. Prania e saj, kur gjithçka tashmë ka përfunduar, pasi ka heshtur për kaq kohë, pra si kofini pas të vjeli, na vë në mendime dhe të vështrojmë pak më tutje në historinë e marrëdhënieve pas largimit nga kreu i PD të Berishës. Përderisa është pjesë e asaj partie, që ishte në një garë elektorale specifike, ku votohej për hartën elektorale që demokratët e braktisën, në mënyrën më të çuditshme, për zgjedhjet vendore, pas një humbje të thellë të vitit 2013, që nuk i ka shëruar ende plagët. Të presësh, me gjasë të bëhet sehir, sa të pritet gabimi, humbja, është shërbim më i keq i mundshëm, po të kesh parasysh përvojën e gjatë të zonjës Topalli në politikë. Ta ngrinte zërin fillimisht brenda partisë, aty ku ishte fushata, në jug a veri, në kryeqytet apo kudo tjetër. Kur je i humbur, në atë skaljon ku je, nuk ka fitimtar. Kur nuk ka fitimtar, ka solidaritet për ta përballuar situatën e jo të nis gjuetia e shtrigave, për të gjetur kokën e turkut, pa bërë analizën e thellë të dështimit të përbashkët. Të mos priste humbjen për të bërë analizën asgjesuese të partisë së vetë, të kryetarit të PD, që për shkak të frymës së linjës së ashpër, të dualitetit të modelit të vjetër, të pamundësisë së artikulmit të një modeli tjetër, deri më tani, nga ky dualitet, duket sikur Lulzim Bashën nuk po e lënë që të marrë përsipër dhe ta udhëheq të djathtën. Thënë në media, me një gëzim të çuditshëm, përpara se në strukturat e partisë, janë një lajm jo i mirë për fatin e të djashtës, sidomos për PD, sepse shpallet publikisht pretenca ndaj kryetarit, jo se nuk ka përgjegjësi të plotë, përpara së të bëhet analiza e gjithë faktorëve që çuan deri në këtë nivel të humbjes. Zëri i saj në këtë moment që po flasim, për çudi, duket sikur bashkohet me korrin e atyre që fituan, pra gjithë e majta, PS dhe LSI, që me hartën dhe të gjitha format bën përpjekjen sizifiane për ta nxjerrë parti të tretë PD. Kjo gjë duhet të shqëtësoj këdo, aq më tepër zonjën Topalli, sepse skema e tanishme është që në vend të pluralizmit politik, e djathtë e majtë, të kemi pluralizëm oponencash, sepse nuk e di ku është dallim i PS dhe LSI në program, në interesa, në synime. Kërkon analyze, si është e mundur që të djathtët e majtë të PDIU-së, ishin në listat e PD dhe shkuan në gjirin e partisë së vetë. Fjalët e Topallit në këto moment bashkohen me zërin e analistëve, që merren vetëm me këtë krahë, sa të krijojnë përshtypjen se mezi kanë pritur që të zbriste nga froni PD, dhe merren gjithë ditën me fitoren e fitoreve të LSI. O burra të gjejmë fajtorin e radhës, fajtorin që na solli në këtë derxhe. Jo pse foli ajo, se ka me vete gjithë të drejtën për të thënë çfarë të dojë. Puna është se në vitin 2013 për herë të parë Shkodra, pikërisht nën udhëheqjen e saj përpak u bë bastion i Tom Doshit dhe i të majtës. A ka një fije përgjegjësi Topalli në atë humbje? A e vret një grimë ndërgjegjja për rrënimin elektoral që pësoi Shkodra atë vit? Kur tha qoftë edhe një fjalë për këtë kryehumbje, që ta besojmë analizën kritike që ka nisur këto ditë ndaj Bashës. Aq më tepër, nëse tramundana e saj, parathotë kthimin e linjës së ashpër, Berisha –Topalli, i bie që të shkojmë në vitin 2013, ta analizojmë të gjithë treguesit e humbjes, të aleancave fiktive, në kuptimin që e mbajtën në pushtet por rrënuan jo pak nga vlerat e spektrit të djathtë, që nga ajo e 2009 me LSI, që pati në thelb një makiavelizëm të pastër pragmatik, gjë që po i jep rezultate spektakolare një force të majtë. Rezultati i PD, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, përveç ndikimit të “zgjedhjeve të fallsifikuara” siç po thonë ndërkombëtarët vazhdimisht në raportet e tyre, ka në themele fundin që demokratët prekëm në 2013, nën udhëheqjen e Topallit dhe Berishës, e cila ende nuk është analizuar. Basha duhet t’i dilte në ballë të kandidimit në Tiranë, e jo ta linte Halim Kosovën në mëshirë të fatit, sepse kjo tek votuesit, pavarëisht ngjyrave, për shkak të fushatës politike të ashpër, numrohet si tërheqje nga fusha e betejës. Pa analizuar shkaqet, faktorët, nuk ka kuptim të flitet për dorëheqeje, e cila duhet të shërbejë për të vështruar përpara, e jo të kthehemi te linja e ashpër, që do të jetë kthim prapa, në tokat djerrë, ku demokracia mbeti e brishtë në 25 vite.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here