Basha në protestë: Do të shfuqizojmë ligjin për arsimin e lartë

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu bashkua sot protestës së të rinjve, duke i falënderuar ata për qëllimin e tyre dhe duke ju thënë se ndihet krenar për këtë guxim që kanë ofruar sot.

Ai e cilësoi qeverinë si të korruptuar dhe tha se de fakto qeveria është e rrëzuar. Basha premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do të shfuqizojë ligjin për arsimin e lartë. Kreu i demokratëve paralajmëroi se një aksion antiqeveritar do të fillojë në janar, transmeton Shekulli.

“PD ka qenë dhe është kundër ligjit për arsimin e lartë. Sot ju jap fjalën se ligji për arsimin e lartë do të shfuqizohet javën e parë të ardhjes në pushtet. Rinia shqiptare meriton të arsimohet dhe me PD-në do të arsimohet pa diskriminim dhe pa tarifa të larta”.

“A jeni gati rini, t’i bëhemi barrikadë e pakalueshme korrupsionit? Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij aksionit të madh qytetar. Korrupsioni nuk duhet vetëm të ndëshkohet nga ligji. Qytetarët do ta ndalojnë korrupsionin në rrugë, në sheshe kudo. Zotimi im personal është se kjo ëndërr e bukur që po vjen, rinia shqiptare do t’i ketë rrugët e hapura për të qenë vendimmarrësja e Shqipërisë evropiane. Beteja vazhdon dhe do të vazhdojë se vullneti i Zotit për Shqipërinë është vullneti i Shqipërisë evropiane të ligjit, të rinisë shqiptare. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here