Basha, Mustafës: Rikonfirmimi i lidershipit tuaj, akt besimi për përballimin me sukses të sfidave të drejtimit të LDK-së

0

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh urimi për rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “I nderuar zoti Kryeminister, i dashur Ise, urimet më të përzemerta për rizgjedhjen tuaj në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Rikonfirmimi i lidershipit tuaj është një akt besimi për përballimin me sukses të sfidave të drejtimit të LDK-së dhe një shtysë e fuqishme për përgjegjësitë e mëdha që ka LDK-ja dhe ju si kryetar i saj dhe Kryeministër i Kosovës për të sotmën dhe të nesërmen e qytetarëve të saj”, është shprehur Basha. “Shpreh bindjen se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet historike mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të forcohen edhe më tej në shërbim të interesave më të larta kombëtare dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka theksuar kreu i PD-së, Lulzim Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here