Basha merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve

0

Më në fund kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha merr përgjegjësitë për humbjen e thellë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në të parën mbledhje të grupit parlamentar pas mbajtjes së zgjedhjeve, Basha pranoi se në 21 qershor nuk mori rezultatin që dëshironte.

Vec pergjegjesise, Basha tha se ne rezultat ndikoi blerja e votës apo perdorimi i elementeve kriminale dhe administratës.

Duke renditur një sërë shklejesh që sipas tij cënuan standartin e procesit elektoral përmes blerjes së votës, kandidimit të personave me rekorde krimianle, presionit të votuesve Basha tha se rezultati  I 21 qershorit është dëshmi e asaj që demokratët ia dolën në këto zgjedhje.  Kreu i opozitës paralajmëroi njëherazi edhe hapjen e Partisë Demokratike në drejtim të shoqërisë civile dhe botës akademike, për t’i dhënë siç tha ai demokratëve dyfishim të rezultatit në dy vitet e ardhshme.

Një mesazh e pati edhe për krerët e mazhorancës të cilët tha se përmes zhbërjes së standarteve demokratike në këto zgjedhje kishin për qëllim zhdukjen e PD-së si forcë politike.

Basha u shpreh i bindur se të gjitha manipulimet e dokumentuara nga opozita nuk do të njihen edhe nga institucionet ndërkombëtare, duke i cilësuar zgjedhjet lokale si problem kryesor i vendit dhe cënim i demokracisë. Tv Klan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here