Basha mbetet në Serie A

0

Migjen Basha është në kërkim të një skuadre të re pas ndarjes me Torinon, në fillim të këtij muaji.

Ylli i Kombëtares shqiptare, ka gjasa që edhe sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Serie A. Ai po kërkohet nga skuadra e rikthyer në Serie A, Frosinone.

Basha e njeh mirë këtë skuadër, pasi ishte pjesë e saj në Serbie B gjatë sezonit 2009-2010 duke shënuar 3 gola në 38 ndeshje.

Mesfushori me prejardhje nga Suhareka ditë më parë deklaroi se dëshiron të qëndrojë në Itali, por nëse vjen një ofertë e mirë nga vende të tjera si Turqia apo Gjermania, do ta merrte me konsideratë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here