Basha-Ballës: Do ta fusja një grusht, por të prekësh m*tin bëhesh pis

0

Kreu i PD, Lulzlim Basha ka reaguar ashpër pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pasi ky i fundit i përmendi vajzën e tij, e cila quhet Viktoria dhe se pronari i projektit të Unazës është kumbari i familjes së Bashës. Basha tha se duhet t’i fusë një grusht. “Instinkti i parë është instinkti i prindit dhe do të fusja një grusht. Por të prekësh mutin bëhesh vetë pis”- tha Basha.

Më parë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha, se shkon me makinën e pronarit të kompanisë “Victoria Invest”,  për të vizituar banorët e Astirit.

“Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë “Victoria Invest”, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije,” tha Balla. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit të PS tha se Reforma në Drejtësi ka qenë ndër gjërat primare që ka kërkuar qeveria Rama.

“Kjo nismë ishte përpjekje për t’i vendosur ferrën e fundit Reformës në Drejtësi. Ngrije kokën Lulëzim trego që ishte përpjekja e fundit që ti bëre për të bllokuar reformën në drejtësi. Për sa i përket Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion, përveç thirrjeve për aplikim të prokurorit të përgjithshëm do bëhet dhe thirrja për Prokurorinë Speciale. Nuk ka politikan të korruptuar që do iki nga politika pa u përballur me Drejtësinë. Pas 6 muajsh bojkot, u kthyet. A do na e thotë njeri pse nuk ishit për 6 muaj në Parlament.

Luli vjen me propozim që ka si qëllim propagandën me gjoja një vetting që u bëhet politikanëve. Nuk merret fare me pasurinë e familjarët të politikanëve të lidhur realisht me krimin. Strategjia jote Lulëzim ka qenë përbaltja me libër shpie ndaj kundërshtarëve të tu. Por nuk do të të sjellë kjo në pushtet. Si mund të kalonte në vetting bashkëshortja jote, kunati yt? Ne jemi gati për Vetting, dhe ne jemi të palëkundur në të. U angazhuam se Reofrma në drejtësi është Vettingu i vërtetë,” tha Balla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here