Bardhyl Mahmuti: Askush nuk e di çka po ndodhë në një lagje të Kumanovës, aty mund të fshehet tragjedi

0

Politikani shqiptar në Maqedoni Bardhyl Mahmuti po kërkon sensibilizim ndërkombëtar për situatën në Kumanovë. Në një postim në Facebook ai ka bërë apel për një gjë të tillë. Sips tij, askush nuk e di se çka ka ndodhur dhe çka është duke ndodhur me civilët shqiptarë në një lagje të Kumanovës, askush nuk e di se sa civilë janë të vrarë dhe kush janë ata. Ai ka thënë se situata është tejet dramatike dhe mund të fshehë tragjedi të mëdha njerëzore.

Komenti i plotë

APEL PËR SENSIBILIZIM

Shtetrrethimi i Lagjes së Trimave në Kumanovë është krim lufte

Jam duke përcjellë me shqetësim të madh indiferencën ndërkombëtare përballë shtetrrethimit të Lagjes së Trimave në Kumanovë nga forcat policore dhe ushtarake të diktaturës VMRO-BDI. Askush nuk e di se çka ka ndodhur dhe çka është duke ndodhur me civilët shqiptarë në këtë lagje, askush nuk e di se sa civilë janë të vrarë dhe kush janë ata. Situata është tejet dramatike dhe mund të fshehë tragjedi të mëdha njerëzore.
Mbajtja në shtetrrethim të mbi 20 mijë shqiptarëve dhe imponimi që të qëndrojnë në territorin ku përdoren të gjitha mjetet e luftës tokësore dhe ajrore është një krim i rëndë lufte. Prandaj, sensibilizimi ndërkombëtar i kësaj çështje është në interes të uljes së tensioneve të konstruktura nga ky regjim diktatorial.
Ftoj institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës që të ushtrojnë ndikimin e tyre te institucionet relevante ndërkombëtare që të ndërhyjnë energjikisht për heqjen e shtetrrethimit dhe hedhjen dritë mbi atë që ka ndodhur me civilët shqiptarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here