Barcelona – Juventus, cila filozofi do të fitojë?

0

Finalja e Champions League nuk është një duel vetëm mes dy klubeve por edhe mes dy vendeve dhe dy shkollave të ndryshme të futbollit. Spanjollët drejtohen nga një trajner iberik ashtu si edhe italianët nga një teknik vendas dhe ky është një detaj interesant brenda koloritit që ofron sfida e Berlinit. Statistikat qëndrojnë në krah të trajnerëve italianë, të cilët janë treguar më ekspertë në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës. Nëse Luis Enrique arrin të fitojë trofeun, atëherë ai do të bëhet trajneri i gjashtë spanjoll që ia del mbanë në një finale pas Jose Vilallonga, Miguel Munoz, Vicente del Bosque, Rafa Benitez dhe Pep Guardiola. Në rast suksesi ai do të jetë gjithashtu trajneri i katërt i Barcelonës pas Johan Cruyff, Frank Rijkaard dhe Guardiolës.

Në krahun tjetër, Allegri do të jetë trajneri i shtatë italian në rast se arrin të çojë në qiellin e Berlinit kupën me veshë të mëdhenj pas Nereo Rocco, Giovanni Trapattoni, Arrigo Sacchi, Fabio Capello, Marcello Lippit dhe Carlo Ancelottit. Një motiv më shumë që Luis Emrique të kërkojë fitoren është edhe fakti se ai nuk ka arritur ta mundë asnjëherë Allegrin në përballjet direkte. Spanjolli i ka humbur të dyja ndeshjet si trajner i Romës në sezonin 2011-12, madje ai nuk ka arritur të fitojë as ndaj Juventusit të Antonio Contes gjatë aventurës së shkurtër italiane. IO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here