Barcelona është kampion i ri i kontinentit të vjetër VIDEO

0

Barcelona është kampion i ri i Evropës. Katalonasit e kanë mposhtur me rezultat 3:1 të shtunën Juventusin në finalen e madhe të Berlinit për Kupën e Ligës së Kampionëve. Spanjollët kaluan herët në emërsi, qysh në minutën e katërt të ndeshjes kroati Ivan Rakitic arriti të shënojë. “Zonja e vjetër” e Torinos arriti që të barazojë në fillim të pjesës së dytë. Një aksion i organizuar mirë i biankonerëve në minutën e 55-të dhe Alvaro Morata e gjeti rrjetën, duke e barazuar rezultatin dhe duke mbajtur gjallë shpresën e italianëve për fitore. Mirëpo gjithçka në këtë drejtim atyre u prishi punë Luis Suarez, kur në minutën e 68 pas një gjuatje të messit, të cilën e priti Buffon, uruguajasi qëlloi afër dhe nuk e kishte të vështirë ta gjente rrjetën. Rezultati ka mundur edhe të thellohet në favor të Barcelonës, por goli i shënuar nga Neymar u anulua, pasi braziliani kishte luajtur me dorë. Mirëpo atë që nuk arriti ta bëjë më herët braziliani e bëri në minutën e 95-të.
Këtë ndeshje më shumë e ka dominuar Barcelona se sa Juventusi.

https://www.youtube.com/watch?v=ll5tPZaf0g8

 

https://www.youtube.com/watch?v=HOG2jmqEYGo

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here