Barcelona dhe Real Madridi kanë nisur një betejë të ashpër në tregun e transferimeve, në përpjekje për ta siguruar njërin prej talenteve më me perspektivë në futboll: Dani Olmon.

Spanjolli 20-vjeçar është futbollist kyç i Dinamo Zagrebit dhe u votua si lojtari i 11-të më i mirë i ri në ceremoninë e çmimeve për Djaloshin e Artë 2018, transmeton Gazeta Express.

Sipas France Football, paraqitjet e mesfushorit të ekipit kombëtar U-21 të Spanjës në kampionatin kroat i kanë bërë disa prej klubeve më të mëdha evropiane të ulën dhe të vëzhgojnë, me Real Madridin dhe Barcelonën që i prijnë garës për të.

Barcelona tashmë ka bërë ofertë prej 25 milionë euro për Olmon, i cili ka kaluar nëpër akademinë e klubit katalonas La Masia, para se të transferohej në Zagreb më 2014. Besohet se edhe Real Madridi ka bërë ofertë prej 26 milionë euro për të, duke tentuar ta bindë Olmon ta zgjedhë Santiago Bernabeun para Camp Nous.

Olmo ka kontratë me Zagrebin deri më 2021, por klubi kroat është i gatshëm të bëjë pazar për një shumë në atë rajon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here