Banorët e zonës i kundërshtojnë faktet e Liman Rushitit se Selman Kadria ishte nip i serbëve

0

Për heroizmin e Selman Kadrisë u këndua e u fol shumë. Në fshatin e tij të lindjes në Cërrcë të Istogut, ende e kujtojnë aktin e vitit 1938, kur ai vrau, Vojvodën serbe, Miliq Kërrstën, raporton Klan Kosova.

Por, tani afër 8 dekada më vonë, është riaktualizuar mundësia që burri trim të ketë pasur lidhje gjaku me serbët. Nga disa portale është ripublikuar vepra e historianit, Liman Rushiti, “Kujtime për Lëvizje Kaçake”, ku Selman Kadrija paraqitet si njëri i besueshëm i Miliqit dhe nip i Kërrstiëqve të Istogut.

Vet Rushiti i tha ‘KlanKosova” përmes telefonit se librin e bazoj në deklaratat e banorëve të zonës. Por me këtë nuk pajtohet nipi i Selman Kadrisë, që tani është në mërgim.

“Unë, Agron Jashar-Hasanaj, nipi i Selmon Kadrisë ju lutem atyre që janë njerëz të ndershëm që të mos ta ofendojnë figurën e të ndjerit, Selman Kadrija, i cili hoqi zullumqarin, katilin, vrasësin që i terrorizoi shumë familje shqiptare, kryçetnikun Vojvoda Miliq Kërrstën në vitin 1938. Familja e Selman Kadrisë është njëra ndër familjet më tëvjetra në fshatin Cërrcë. Babai i Selmanitë ishte Kadri Ferizi, ndërsa nëna Fatimja ishte nga fshati Moistir i Istogut”, tha ai.

Reportazh nga Klan Kosova:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here