Banorët e Bardhit kërkojnë të ndalohen furrat ilegale të gëlqeres

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është takuar mbrëmë me banorët e fshatrave Bardh dhe Bellanicë. Sipas një njoftimi nga Zyra e Informimit Publik të kësaj komune, banorët e Bardhit, në këtë takim kanë kërkuar që në hartimin e prioriteteve të komunës për këtë fshat, të futen riparimi i kanalizimit, riparimi i një rruge të dëmtuar si dhe të shikohet mundësia e rregullimit të rrugëve të tjera brenda fshatit. Prioritet mbi prioritete ata kanë kërkuar të jetë pastrimi i ambientit dhe ndalimi i furrave ilegale për përfitimin e gëlqeres, furra të cilat përdorin goma për djegie dhe si rrjedhojë, banorët janë të rrezikuar seriozisht nga ndotja e ambientit dhe nga sëmundjet kancerogjene. Banorët e Bellanicës, kanë kërkuar që të vazhdohet në ndërtimin e infrastrukturës, në disa rrugë, kanalizime dhe të tjera, pastaj rregullimin e një fushe sporti dhe të një parku në qendër të fshatit, pasi Bellanica, është njëra nga fshatrat e rralla që ka hapësira të gjelbëruara dhe hapësirë të mjaftueshme, pasi nuk ka uzurpime. Poashtu problem për fshatin, është hedhja e mbeturinave nga ana e fshatrave përreth Bellanicës, është kërkuar rritja e kapacitetit të ujësjellësit, rregullimi i një ure dhe një rruge të shkurtër, me qëllim të hapjes së një hapësire për varreza, pasi varrezat aktuale kanë pak hapësirë, si dhe është kërkuar që të shikohet mundësia që të ruhen vreshtat e fshatit, pasi janë shumë të vjetra dhe janë në shuarje sipër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here