Bankat kosovare thyen rekord, mbi 81 milionë euro fitim

0

Sistemi bankar i Kosovës, brenda njëmbëdhjetë muajve shënoi fitim rekord në 15 vjetët e fundit, 81 milionë euro.

Në bazë të publikimeve të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, bankat arritën fitim neto jo më pak se 81.3 milionë euro, shifër kjo e pa arritur ndonjëherë nga sistemi bankar në Kosovë.

Viti 2015 po ashtu u karakterizua me rënie të ndjeshme të normave të interesit për kredi, që sipas raportit për informatat mujore të sistemit financiar të publikuar nga BQK-ja, shihet se norma efektive e interesit për kredi në muajin nëntor të këtij viti zbriti në 8.2 për qind, krahasuar me 9.9 për qind që ishte në muajin nëntor të vitit 2014.

Vlera e kredive në fund të muajit nëntor të vitit 2015 arriti në 2.01 miliardë euro, krahasuar me 1.86 miliardë euro që ishte në fund të muajit nëntor të vitit 2014, me rritje vjetore prej 8.3 për qind, raporton gazeta ekonomia.

Po ashtu, rritje kishte edhe te depozitat e klientëve, vlera e tyre në fund të muajit nëntor të vitit 2015 arriti në 2.63 miliardë euro, krahasuar me 2.5 miliardë euro në muajit nëntor 2014, pra kishte rritje vjetore rreth 5 për qind.

Por, ajo që vërehet sivjet në sektorin bankar është reduktimi i thekuar i numrit të punëtorëve në banka. Ky numër në muajin nëntor të vitit 2015 është 3,387 punëtor në banka, krahasuar me 3,514 sa ishin në muajin nëntor të vitit 2014. ka një largim nga punë të më shumë se 800 punëtorëve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here