Banka Qëndrore Greke jep alarmin:Greqia mund të dal nga BE-ja

0

Banka qëndrore greke ka paralajmëruar të mërkurën mundësinë e dështimit te bisedimeve mes Athinës zyrtare dhe kreditorëve për të ndihmuar vendin në daljen nga kriza.Nëse kjo do të dështojë Greqia rrezikon daljen nga zona e euros por pa një marrëveshje mund të vijë edhe deri te dalja definitive nga Bashkimi Evropian.

“Pamundësia e ardhjes deri te një marrëveshje shënon fillimin e një rruge të dhimbëshme që do të dërgonte në rrënimin financiar të Greqisë,në daljen nga zona e euros dhe krejt në fund edhe daljen nga Bashkësia Evropiane”-shkruan në raportin e saj të publikuar sot Banka Qëndrore greke.-përcjelle Portali Online.

Ndër të tjera Banka Qëndrore shkruan në raportin e saj ekonomik se një marrëveshje e domosdoshme në mes kreditorëve dhe shtetit grek është një mundësi historike dhe se shumë pak pista mbesin për të vazhduar në ndonjë mundësi tjetër kompromisi.

Që disa javë janë duke vazhduar bisedimet në mes Greqisë dhe kreditorëve të Bankës Qëndrore greke (Fondi Monetar Internacional,Banka Qëndrore Evropiane,Bashkimi Evropian),me qëllim të shpëtimit të Greqisë dhe ridhënjen e një borgji të ri Greqisë.Të gjitha këto po rezultojnë pa ndonjë marrëveshje./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here