“Bani, çka bani, veç livadhin ma leni mua”!

Ligji duhet të prezantohet, transmetohet, interpretohet drejtë dhe të aplikohet e zbatohet njëjtë për të gjithë

0

Jusuf BYTYÇI

Të padijshmit, të pavetëdijshmit, apo krejt naivët, mund të gabojnë, hatrohen, ledhatohen, joshen e mashtrohen! Por, është dëm i rëndë, kur të dijshmit, të vetëdijshmit, edhe goxha kompetentët e fushës Juridike-Gjyqësore, shndërrohen në problematikë të qëllimshëm, tumirës naivë e mashtrues! Ligji duhet të prezantohet, transmetohet, interpretohet drejtë dhe të aplikohet e zbatohet njëjtë për të gjithë! Duhet të zbatohet njëjtë, kush do qofshin ata, persona fizikë, juridikë apo personalitete politike e institucionale. Edhe Vendimet e Gjyqësorit, edhe të Kushtetueses, shkallës më të lartë të shpjegimeve, që nuk ankimohen apo kot kundërshtohen, duhet përfillur nga të gjithë! S’ka këtu, bani çka t’bani, veç livadhin ma leni mua”! Për Fitore Pacollin, është e pritshme çka thotë dhe si e do, por të gabojnë, të joshin, hatrojnë apo të mashtrojnë “alamet” juristë, avokatë e gjyqtarë me përvojë, si F. Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, nuk kapërdihet! Në fakt, pikërisht të tillët, edhe vet Gjykata Supreme, besoj e ndikuar nga politika, lajthitën e futën “llugave- ferrave” edhe vet kryetaren e KQZ-së, si dhe Panelet përkatëse që më në fund certifikonin edhe kandidatët e dënuar dhe me vepra penale për të garuar në zgjedhje. Vendimet e dënimeve të formës së prerë për vepra penale të dëmshme për shtetin, jo për aksidente në komunikacion, duhet të vlejnë njëjtë për secilin që është shpallur fajtor. Kutet duhet të jenë të njëjta!
Prandaj, pavarësisht kush dëmtohet më shumë a më pak, institucionet tona kompetente, sidomos KQZ, që udhëhiqet nga një juriste me përvojë të gjatë në gjyqësor, edhe si gjyqtare e Supremes, duhet kryer punën pa frikë, pa ndikime dhe pa iu nënshtruar presioneve politike të cilit do subjekt qoftë. Pagat e gjyqësorit janë mjaft të dinjitetshme, madje goxha të larta. Më në fund, le të ndahet shapi prej sheqerit! Kosovës, i duhen njerëz të dijshëm, të guximshëm, të pastër, me dinjitet dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Shtetit dhe jo mashtrues, matrapazë, të pandërgjegjshëm e shkatërrues të së ardhmes! Uroj që zgjedhjet kombëtare të 14 shkurtit, të prodhojnë zgjidhje, respektivisht institucione kredibile, të afta, me vizion e të guximshme për trajtimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre në partneritet politikë vendës dhe me miqtë më natyralë, SHBA-të dhe europianët që po ashtu dëshmuan partneritet të mirëfilltë me Amerikën në ndihmë Kosovës e popullit të saj. Para së gjithash, Kosova dhe e ardhmja e saj. Kosova dhe populli ynë, është lodhur, madje jo vetëm nga korrupsioni, paperspektiva dhe pandemia kineze, por edhe nga konfrontimet politike të dëmshme dhe të rrezikshme! Na duhet më shumë mirëkuptim dhe qetësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here