Bandat në qytetin Napoli terrorizojnë banorët (video)

0
Pamjet e mëposhtme vijnë nga qyteti i Napolit i cili është terrorizuar nga shkëmbimi i zjarrit midis bandave në këtë qytet.
Rrugët e këtij qytetit janë shndërruar në arena gladiatorësh pas një përplasjeje mes bandave rivale.“Il Messaggero” ka publikuar videon ku shihen anëtarët e bandave që shtien  në ajër dhe përhapin panik.
Videoja është xhiruar nga kamerat e fshehura të karabinierëve.

Në të shfaqen disa të rinj me motorë dhe të armatosur që zbrazin armët në rrugët e Napolit.

Policia ka arrestuar sot 12 persona që dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale dhe janë anëtarë të Camorra-s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here