Bamir Topi lidh koalicion qeverisës me Edi Ramën

0

Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga Bamir Topi zyrtarizoi sot pasdite koalicionin e saj me mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama. Pas një takimi në hotel “Sheraton”, Rama dhe Topi dolën para mediave për të komunikuar këtë bashkëpunim.

“FRD nuk ka kërkuar prej nesh ndonjë kandidaturë, por kërkonte përfshirje në qeverisjen vendore. Kjo ka qenë një qasje interesante dhe konstruktive e FRD-së. Ne e kemi vlerësuar këtë qasje dhe jemi të vetëdijshme që që kjo forcë është në opozitë me qeverisjen, por në këto zgjedhje jemi të kënaqur që do të bashkëpunojmë”,- tha Rama.

Ish-presidenti Bamir Topi theksoi edhe njëherë pozicionimin e partisë së tij si një subjekt i qendrës së djathtë, ndërsa duke u ndalur te gara për Tiranën, ai tha se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, duke shprehur kështu mbështetje për Erion Veliajn.

“Erdhëm në një përfunim pozitiv të negociatave, që nisën nga ftesa e kryeministrit. Konfirmoj gjithcka cfarë tha Rama. Është e rëndësishme të merret rikonfirmimi i FRD-së si parti e qendrës së djathtë.Theksoj se këto janë zgjedhje administrative. Besoj se përmes këtij bashkëpunimi do të shkojmë në administrimin më të mirë të qyteteve. E cilësoj si garë të rëndësishme garën për Tiranën. Tirana është zemra e kombit dhe ka ndërhyrje kirurgjikale. Kjo kërkon njerëz me kurajo dhe vizion”,- deklaroi Topi.

Pas përfundimit të mandatit presidencial, Bamir Topi me një grup mbështetësish të tij u largua nga Partia Demokratike, duke krijuar Frymën e Re Demokratike, një subjekt që garoi i vetëm në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, por nuk arriti të hynte në Kuvend./Lapsi.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here