Baltimorë, akuza ndaj 6 policëve për “rastin Gray”

0

Prokurorja Shtetëre e Baltimores njoftoi se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të ngritur akuza krirminale ndaj oficerëve të policisë të përfshirë në arrestimin e Freddie Gray-t.
Sipas Prokurores Marilyn Mosby, ekspertiza mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se vdekja e 25 vjeçarit, gjatë kohës që ishte i ndaluar nga policia, është vrasje, ndonëse e paqëllimtë.
Prokurorja Mosby tha se Freddie Gray pësoi një dëmtim të rëndë të qafës, ndërsa po transportohej në një makinë policie më 12 prill. Ajo shtoi se ai nuk u lidh me rripin e sigurisë në makinë dhe oficerët, që po e shoqëronin, nuk kërkuan ndihmë mjekësore edhe pas kërkesës që kishte bërë vetë viktima.
Ndaj oficerëve të policisë janë ngritur akuza për vrasje të paqëllimtë, shkleje në detyrë dhe burgosje pa të drejtë të një individi.
Hetimi i kryer nga vetë rajoni i policisë iu dorëzua dje zyrës së prokurorit të qytetit. Raporti nuk është bërë publik.
Heshtja e policisë në ditët që pasuan vdekjen e Gray-t më 19 prill, e shtoi më tej indinjatën e banorëve, të cilët akuzonin autoritetet për mungesë transparence.
Protestat vazhduan edhe dje në qytet, por ato ishin paqësore. Në qytetin e Baltimorës vazhdon të jetë në fuqi gjendja e ndalim-qarkullimit pas orës 22. Sipas autoriteteve ajo mund të zgjasë edhe disa ditë./Zëri i Amerikës/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here