Ballsh: Burri vret me thikë gruan dhe motrën e saj

0

Një krim brenda familjes ka përgjakur këtë fillim viti 2019, ku burri ka vrarë me thikë bashkëshorten dhe kunatën e tij.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet G.M., 34-vjeç, ka vrarë gruan 31-vjeçare dhe motrën e saj, 18-vjeçare.

Autori i dyshuar kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.

Këtu dyshohet se ka lindur konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal,  autori i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka masakruar gruan dhe kunatën me thikë. Mësohet se i dyshuari është arrestuar nga Policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij krimi makabër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here