Ballisti thotë se do të jetë në “Elbasan Arena”, madje thotë se e ka një dhuratë për Aleksandër Vuçiqin

0

Ismail Morina, i njohur si Ballisti, që mori nam kur midis Beogradit lëshoi dronin me flamur të Shqipërisë etike e me figurat e Isa Boletinit e Ismail Qemalit, është duke gatuar një tjetër gjë.

Në kohën kur Federata Shqiptare e Futbollit ka deklaruar se nuk do ta lejojë hyrjen e Ballistit në stadium, ky përmes Facebookut ka dhënë një mesazh.

“100 për qind prezent”, ka shkruar Ballisit, teksa ka bashkuar edhe një video, raporton koha.net.

“Prania ime do të jetë e fuqishme. Kjo është bileta ime dhe do të jem në mesin e tifozëve kuqezi ku unë tash jam pjesë tash sa kohë”, ka thënë Ballisti.

Ai ka pasur edhe një porosi për tifozët, teksa ka treguar se ka një porosi që

“Kam marrë me postë nga Potoçari i Bosnjës një palë syze që në qoftë se më ipet mundësia t’ia dhurojë kryeministrit Vuçiq. Janë pak të përdorura, por nuk janë të thyera”, ka thënë Ballisti, pa dhënë më shumë detaje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here