Ballisti flet për herë të parë: Idenë për dronin ma dha një italian

0

Tifozi shqiptar “Ballisti” theksoi se qëndroi 17 orë pa lëvizur në oborrin e kishës pranë stadiumit të Partizanit. Ai thotë se vetëm frikë nuk kishte aty. E kishte mendjen te familja, çka ia mundësoi atij të kalonte kohën më lehtë.

Tifozi i cili bëri që ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd të ndërpritej, Ismail Morina-Ballisti, sonte ka rrëfyer në detaje për ngjarjen që shkaktoi incident ndërkombëtar para rreth një viti.

Më 14 tetor ai ngriti mbi Beograd dronin e famshëm me flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikim në Euro 2016.

Në një intervistë ekskluzive të transmetuar në Top Channel me gazetarin e famshëm të sportit, Dritan Shakohoxha, “Ballisti” tregoi se ngritjen e dronit e bëri nga një kishë afër stadiumit të Partizanit.

Ai e kishte menduar fillimisht që ngritjen e dronit ta bënte nga objekti i Policisë Ushtarake në Beograd, pasi nuk kishte shumë informata për të.

Me këtë veprim, Ballisti tha se nuk deshi që në asnjë mënyrë t’i ofendonte serbët, ndërsa tha se ideja e tij ishte të bënte një gjest elegant atje.

“Unë doja të bëja diçka pa ofenduar popullin serb”, u shpreh Ballisti.

“E vendosa në flamur Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin pasi janë figurat më të mëdha të kombit shqiptar”, shtoi tutje tifozi kuqezi.

Ballisti deklaroi se ideja mbi hedhjen e dronit në Beograd i erdhi nga një italian.

“Ai më tha pse nuk përdorni një helikopter me një mesazh denigrues”, tha Ballisti, ndërsa theksoi se për dron vetëm kishte dëgjuar derisa ishte në Afganistan.

 

Para pak ditësh, CAS hodhi poshtë vendimin e UEFA-s e cila i kishte dhënë 3 pikë Serbisë, duke e ngritur në këtë mënyrë kombëtaren shqiptare në vendin e dytë në Grupin I.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here