Bajrush Morina: Jo me taksat e mia të mbrohen të dyshuarit për krime lufte

0
Gazetari Bajrush Morina ka thënë se jo me taksat e tij të mbrohen të dyshuarit për krime lufte që do të gjykohen nga Gjykata Speciale. Në një koment Morina shkruan: “Jam me Adriatikun, Arbanën, Fatosin…jam kundër mbeshtetjes financiare për të akuzuait e Gjykatës Speciale. Megjëthëse nuk kam pasur rastin të nënshkruajë letrën drejtuar Qeverisë së Kosovë (Adriatik Kelmendi, Arbana Xharra ose Fatos Zogaj kanë mundut të ma bëjnë “një za” përmes telefonit, por nejse) unë në plotëni përkrah Letrën e nënshkruar nga kolegët gazetarë dhe na shoqëria civile drejtuar Qeverisë së Kosovës e cila ka paralajmëruar se do ta miratojë një projektligj të ri, përmes së cilit mbrojtja juridike e të akuzuarve të Gjykatës Speciale do të ketë mbështetje financiare nga shteti. Jo unë jam kundër  një projektligjit të tillë. Pse duhet të mbrohen me paratë e shtetit ata individë të cilët dyshohet se kanë bërë krime gjatë luftës apo pas përfundimtit të saj. Kush ka bërë krime vendin e ka në burg. Kush ka bërë krime duhet ta “lajë borxhin” me paratë e veta, e jo të kërkojë pafajësinë me taksat e mia, të kolegëve të mi dhe të popullit të Kosovës. Pranaj…Jo me taksta e mia për mbrojtjen e të dyshuarve për krime lufte që do të gjykohen nga Gjykata Speciale.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here