Bajram Rexhepi tregon si i bënte burrat synet me dritë të qirit

0

Për rreth një dekadë e gjysmë, la profesionin e tij kirurgjinë dhe u mor me politikë. Ishte kryeministër, kryetar komune e ministër. Por, tani kur nuk ushtron asnjë post publik, ai ka filluar të flas për profesionin e kirurgjisë, me theks të veçantë synetinë.

Rexhepi në një emision në Klan Kosova, duke folur për këtë temë ka bërë të ditur se në kohën kur vendi ishte i pushtuar nga Serbia, e shqiptarët u larguan nga puna, ai kishte filluar të bënte kryesisht punën e synetisë.

Ai ka treguar se ka ndodhur që brenda një viti të ketë bërë deri në 700 syneti.

“Kryesisht kur kam qenë i larguar nga puna, kam punuaur ka ndodhë edhe deri në 700 syneti i kam bërë brenda sezone, disa në ordinancë private e disa nëpër shtëpi, nëpër fshatra të ndryshme…”, ka treguar Rexhepi

Ndërsa si raste të veçanta, ka përmendur dy të tilla, kur i është dashur të bëjë synet dy persona, njëri i moshës 40 dhe tjetri 43 vjeçar.
“E kam bërë njërin 40 vjeç  e njërin 43 vjeç e kam bërë synet. Më e keqja, në shtëpi të vet e kam punuar, është ndalë rryma, me qirinj e kam punuar, me të meta psiko-fizike që gati asnjërin se ka lënë të komunikoë, por unë e gjeta një formë edhe pat kaluar në mënyrë shumë të mirë. Perfekt”, ka treguar ai.

Rexhepi ta treguar se e ka bërë adaptimin në katër pozicione, ku edhe lëkura ngjitet më mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here