Bajram Rexhepi: Kadri Veseli, njeri i nivelit tepët të ulët

0

Një ditë pas deklaratës së Kadri Veselit me karamele për Bajram Rexhepin,  ka ardhur kundërpërgjigja e Rexhepit. Ai tha se as në kohën e fëmijërisë së tij nuk i ka pasur në qejf karamelet, e sidomos ata të bardhë me të zezë. “Karamelet e bardhë, e të zi, nuk i kam hëngër asnjëherë, as kur kam qenë fëmijë, e lëre më tash. E bajaderat (çokollatat) i pëlqej”, ka thënë Rexhepi me cinizëm në lidhje me karamelet e Veselit. Ai tha edhe një herë se nëse i dyti i PDK-së e merr udhëheqjen e partisë, atëherë ai do të shkojë në shtëpi. “Po Kadriu po pretendon dhe po ka qejf me u ba kryetar. Por nëse ai vjen në krye të PDK-së, unë shkoj në shpi”, tha Rexhepi për gazetën “Zëri”. Derisa theksoi se nuk dëshiron të bjerë në nivelin e Veselit, ripërsëriti se pakënaqësitë brenda PDK-së janë të padiskutueshme. “Nuk i di raportet e Thaçit me Veselin, por di se ka pakënaqësi”, tha ish-kryeministri nga PDK-ja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here