Bajram Rexhepi: “Jam tërhequr përfundimisht nga politika, nuk komentoj më për të”

0

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga politika.

Kështu ka deklaruar vet ish ministri Rexhepi, i cili kur eshte kontaktuar,  ka thënë se ka hequr dorë nga të gjitha funksionet politike. Madje edhe pse vendi po kalon në një krizë të rëndë, ish ministri Bajram Rexhepi nuk ka dashur të komentoj asgjë që ka lidhje me politikën.

“Unë jam tërhequr përfundimisht nga politika, dhe nuk komentoj asgjë që ka lidhje me politikën”, ka thënë Rexhepi per indeksonlie.

Dikur kryeministër i Kosovës, Bajram Rexhepi kishte paralajmëruar se në rast të zgjedhjes së Kadri Veselit në krye të PDK-së, ai do të dorëhiqet edhe nga anëtarësia e partisë. Ndërkaq, duket se ende pa u emëruar Veseli si kryetar partie në PDK, Bajram Rexhepi nuk është më pjesë e partisë më të madhe në vend.

Vlen të theksohet se Rexhepi ka kërkuar beneficionet nga inistucionet e Kosovës të cilat i takojnë nga pozita e ish kryeministrit, por se ende nuk është bërë asgjë në atë drejtim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here