Bajram Gecaj, Visar Ymerit: “Ti luftën e pave në televizor”

0

Zëvendësministri i MAPL-së nga LDK-ja Bajram Gecaj, ka thënë për kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin, se e ka parë luftën në televizor. Ndërsa për disa ish-anëtarë të AAK-së, që kanë dalur në LDK, ai ka thënë se po ikin nga dhuna e opozitës.

“Në mënyrë solemne dje kaloi një grup ish-aktivistësh të AAK-së nga Kaçaniku në radhët e LDK-së. Derisa struktura qendrore e AAK-së akuzoi LDK-në se po “blen argatë”, ne besojmë se do të ishte shumë më mirë poqëse ata do të reflektonin ndaj këtij fenomeni aspak të zakonshëm.

Kjo për arsye se këta “argatë” deklaruan publikisht se lëshojnë radhët e tyre të mëparshme për shkak të metodave të dhunshme të përdorura tani e një vit nga ana e opozitës.

Derisa Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV) vërtetë është plotësisht në elementin e tyre “anarkist e revolucionar”, elektorati dhe aktivistët e AAK-së, por edhe të NISMA-s, nuk kanë votuar për përdorimin e metodave të tilla.

Ç ‘është edhe me e dhimbshme, ditën e shenjtë të përkujtimit të heronjve të popullit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, imituesi i liderit të LAV, Visar Ymeri, i cili luftën e ka parë vetëm në filma dhe për te ka dëgjuar vetëm nga tregimet, e keqpërdorë në mënyrë të paskrupullt për poenë politikë, duke na “ligjëruar” se për çka paska pas luftuar dhe për çka jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar që disa anarkistë të rrënojnë rezultatet e tyre për hir të ardhjes në pushtet, e posaçërisht jo të na i rrënojnë marrëdhëniet me vendet mike siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”, ka shrkuar Gecaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here