Bajram Gecaj i LDK-së e fyen Dardan Sejdiun e Vetëvendosjes

0

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka vazhduar sërish me akuza ndaj anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e më konkretisht ndaj nënkryetarit të komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiut.

Gecaj në një postim në Facebook ka thënë se Dardan Sjediu është hipokrit i cili në një intervistë mbrëmë në njërin nga televizionet iu drejtua komandantit të luftës dhe deputetit të paqes, Anton Çunit, se e respektonte sakrificën e tij të luftës.

“Por ky hipokrit harron se mund të jenë mu luftëtarët e këtij komandanti të cilët nga Brigadat e tyre të Kuqe sulmoheshin e digjeshin me koktej molotovi në demonstratat e tyre të fundit”, shkruan Gecaj.

Lexoni postimin e plotë të tij:

Monologisti Patetik i LAV
Hipokrizia e aktivistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) nuk ka të ndalur. Dardan Sejdiu mbrëmë disa herë iu drejtua komandantit të luftës dhe deputetit të paqes, Anton Çunit, se e respektonte sakrificën e tij të luftës. Por ky hipokrit harron se mund të jenë mu luftëtarët e këtij komandanti të cilët nga Brigadat e tyre të Kuqe sulmoheshin e digjeshin me koktej mollotovi në demonstratat e tyre të fundit. Kjo, duke marrë parasysh faktin se shumë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin edhe luftëtarë të UÇK-së. Dardan Sejdiun mund ta kujtoni (nga fotoja) edhe si një monologist patetik me vetveten gjatë kohës së arrestimit të Al Binit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here